image Shea: Serbia nuk duhet të pranohet në BE pa njohur Kosovën

Politikë

Shea: Serbia nuk duhet të pranohet në BE pa njohur Kosovën

news image

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea ka bërë thirrje që Serbia të mos anëtarësohet në Bashkimin Evropian, derisa ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe t’i normalizojë raportet me të.

”Pikëpamja ime dhe që e kam deklaruar shumë herë, është se Serbia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së, derisa të ketë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet e saj me të, përfshirë ndalimin e fushatës për ta mbajtur Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare”, ka theksuar Shea për Klan Kosova.

Ai tha se gatishmëria për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe për të ndjekur marrëdhënie të mira me fqinjët në një frymë kompromisi dhe angazhimi konstruktiv më duket si një vlerë thelbësore e anëtarësimit në BE.

/GazetaSinjali/