image SHBA uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës, garanton se partneriteti është i palëkundur

Kosovë

SHBA uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës, garanton se partneriteti është i palëkundur

news image

Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka uruar popullin shqiptar për këtë ditë, duke garantuar se partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.

“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundshëm. Ne qëndrojmë në krah të popullit të Kosovës, derisa ju ndërtoni një shtëpi të drejtë, paqësore e prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së./Gazeta Sinjali/