Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon mënyrën se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, i njohur ndryshe si SPAK.
Me një shënim në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve thotë se SPAK-u nuk do të kursejë askënd, përfshirë zyrtarët e lartë të shtetit, por edhe ish-zyrtarët. Sipas saj, ky institucion do të veprojë në mënyrë ta pavarur dhe i pa ndikuar nga politika.
Gjithashtu Ambasada e SHBA-ve tregon se prokurorët e posaçëm do t’i nënshtrohen një monitorimi të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre, me qëllim për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre. /Sinjali