Një kontingjent me automjete të blinduara është nisur nga SHBA-të si ndihma për Kosovën. Këto automjete pritet që sonte të hyjnë në territorin e vendit tonë.
Kështu ka bërë të ditur Petrit Selimi, koordinator i kompanisë “Sfidat e Mijëvjeçarit”.
“Dërgesa e re e dhjetëra automjeteve të blinduara për ushtrinë e Kosovës që mbërrijnë sonte në Kosovë, tregues i një marrëveshjeje që siguron Forcën e Sigurisë së Kosovës, armë amerikane ndërsa kalon në një forcë ushtarake e arsyeshme në NATO”, shkruan Selimi.
Rreth dy vite më parë nga Amerika në Kosovë, po ashtu kishin arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete, i kishin kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.
Për formimin e ushtrisë, Kosova mori mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse./GazetaSinjali/