image SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, Hovenier: S’është sinjal për rëndësinë që ka Kosova për politikën amerikane

Politikë

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, Hovenier: S’është sinjal për rëndësinë që ka Kosova për politikën amerikane

news image

Që kur diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka lënë pozitën e tij si Ambasador i SHBA në Prishtinë në fund të vitit 2024, përfaqësimi i Shtëpisë së Bardhë në Prishtinë ka mbetur në nivelin e ushtruesit të detyrës. Kosova është i vetmi vend në rajon për të cilin Administrata e Trump ende s’ka nominuar një emër për Ambasador. 

Vetë ish-ambasadori Jeff Hovenier, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se fakti që SHBA ka nominuar emrat për Serbi, Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë dhe jo për Kosovën, nuk është reflektim i rëndësisë që Kosova ka për Amerikën. 

Sipas diplomatit amerikan, përzgjedhja e një emri për ambasador është çështje tejet  burokratike dhe mund të marrë shumë kohë.

Hovenier këshillon që të mos i jepet më shumë vëmendje sesa duhet kësaj çështjeje në këtë moment. 

“Do të këshilloja të mos i jepet shumë rëndësi mungesës së një nominimi për Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë në këtë moment. Procesi i përzgjedhjes, verifikimit dhe nominimit formal të një ambasadori përfshinë shumë hapa burokratikë dhe shpesh mund të zgjasë mjaft kohë. Fakti që së fundmi janë shpallur kandidatë për Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën thjesht pasqyron fazën në të cilën ndodhen ato kandidatura të veçanta në proces. Kjo nuk duhet të interpretohet si një sinjal për rëndësinë që Kosova ka në politikën e SHBA-së.”, ka thënë Hovenier.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/