image SHBA ofron shpërblime për emigrantët e paligjshëm që kthehen në vendet e origjinës

Botë

SHBA ofron shpërblime për emigrantët e paligjshëm që kthehen në vendet e origjinës

news image

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka shpallur një iniciativë të re që synon të ndihmojë dhe shpërblejë financiarisht emigrantët e paligjshëm që vendosin të largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe të kthehen në vendin e tyre të origjinës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo masë është një përpjekje për të menaxhuar më mirë emigracionin dhe për të inkurajuar ata që janë në situatë të paligjshme në SHBA të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre, duke i ofruar atyre mundësi për të filluar një jetë të re pa pasur nevojë të kalojnë nëpër proceset e ndërlikuara të deportimit.

Përveç ndihmës financiare dhe ofrimit të biletave të udhëtimit për vetë-deportim, që përfshin një biletë vajtje falas, Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të paguajë një shumë shtesë prej 1,000 dollarësh për ata që vërtetojnë se janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Ky program ka për qëllim të ofrojë mbështetje të menjëhershme për emigrantët dhe të ulin ngarkesën për autoritetet amerikane që po përballen me një fluks të lartë të emigrantëve të paligjshëm.

Ministria konfirmoi se tashmë një emigrant i paligjshëm kishte përfituar nga kjo mundësi dhe ishte kthyer në Honduras. Gjithashtu, një numër biletash janë rezervuar për këtë javë dhe javën tjetër, për t’iu mundësuar emigrantëve të tjerë të përfitojnë nga ky program.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/