image SHBA: Objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar

Botë

SHBA: Objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar

news image

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti Donald Trump është i bindur se objektet bërthamore të Iranit janë “shkatërruar plotësisht” pas sulmeve ajrore amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning America” në ABC, Leavitt tha se presidenti nuk do ta kishte urdhëruar ndërhyrjen pa qenë i sigurt për efektin e saj. “Ne kemi një shkallë të lartë besimi se zona e goditur ishte vendi ku Irani ruante uraniumin e pasuruar,” theksoi ajo.

Megjithatë, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), nuk ka mundur të konfirmojë vendndodhjen e saktë të materialit bërthamor. Ai kërkoi kthimin urgjent të inspektorëve në Iran për të vlerësuar gjendjen pas sulmeve.

Sipas Grossit, Irani mban rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60%, shumë pranë pragut të 90% të nevojshëm për prodhimin e një arme bërthamore. Edhe kreu i shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Dan Caine, paralajmëroi se është ende herët për të vlerësuar nëse Irani ka ruajtur ndonjë kapacitet bërthamor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/