image SHBA nis fushatë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, DASH kërkon kufizimin e veprimtarisë së saj

Botë

SHBA nis fushatë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, DASH kërkon kufizimin e veprimtarisë së saj

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar nisjen e një fushate të gjerë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me qëllim, sipas Uashingtonit, mbrojtjen e sovranitetit të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata amerikane synon të ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar aftësinë e GJPN-së për të vepruar ndaj zyrtarëve dhe ushtarakëve amerikanë.

Në deklaratën e DASH thuhet se SHBA-ja e konsideron juridiksionin e kësaj gjykate si një kërcënim ndaj sovranitetit kombëtar, duke argumentuar se GJPN-ja nuk ka autoritet mbi qytetarët dhe institucionet amerikane.

Sipas njoftimit, masat e mundshme përfshijnë angazhime diplomatike me shtetet aleate, presion ndaj vendeve që bashkëpunojnë me GJPN-në, kufizime të vizave për zyrtarët e saj, si dhe mundësi për zgjerimin e sanksioneve ndaj institucionit dhe organizatave të lidhura me të.

Nga DASH është bërë e ditur se fushata do të zhvillohet në koordinim me institucione të ndryshme amerikane dhe synon që, sipas tyre, të pengojë përdorimin e GJPN-së kundër interesave të SHBA-së.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, e themeluar mbi bazën e Statutit të Romës, merret me hetimin dhe ndjekjen e krimeve më të rënda ndërkombëtare, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/