Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, kritkoi Serbinë se nuk ka bërë mjaftueshëm që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë.
“Ka kaluar më shumë që nga sulmi paramilitar serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe Serbia nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm për të mbajtur përgjegjës, përfshirë liderin e vetëshpallur të këtij sulmi Millan Radoiçiq. Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë”, tha ai.
Ai po ashtu tha se SHBA-ja është e shqetësuar me veprimet e “pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, që nuk përkojnë me zotimet e Kosovës që të punojë në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja”.
“Këto veprime prekin mirëqenien e komuniteteve joshumicë dhe minojnë rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Duke folur për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është e vetmja rrugë për anëtarësimin e palëve në institucionet evropiane, raporton REL.
Wood tha se SHBA-ja po punon me aleatët për uljen e tensioneve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin.
“Qëllimi i SHBA-së mbetet njohja e ndërsjellë”, tha ai.