image SHBA-ja tërheq trupat ushtarake nga Gjermania: Të lodhur duke paguar mbrojtjen e vendeve të tjera

Botë

SHBA-ja tërheq trupat ushtarake nga Gjermania: Të lodhur duke paguar mbrojtjen e vendeve të tjera

news image

Qeveria gjermane u informua nga SHBA-ja për planet për një tërheqje të pjesshme të ushtarëvve të stacionuar në Gjermani.

“Qeveria federale është vënë në dijeni të faktit se në brendësi të administratës amerikane po bëhen reflektime mbi reduktimin e forcës amerikane në Gjermani”, -tha zëdhënësja e kabinetit Ulrike Demmer. “Për aq sa dimë, nuk ka një vendim përfundimtar”, tha Demmer.

Sipas medies, presidenti amerikan synon të tërheqë 9500 nga 34.500 ushtarët e stacionuar në këtë vend.

Ndërkohë, do të dërgohen 600 ushtarë amerikanë në Gjermani për të rinisur stërvitjen e Nato-s të ndërprerë nga Covid-19. Ata do t’i bashkohen 400 të tjerë, që janë në vend, për të nisur manovrat ushtarake më 10 korrik në zonën e Bergen Munenster, në Saksoninë e Ulët, në kuadër të “Defender Europe 2020”, ku marrin pjesë 37 mijë ushtarë nga 18 vende të Nato-s./ Gazeta Sinjali/