Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave. Kështu ka bërë të ditur raportuesja e Washington Post dhe MSNBC për Shtëpinë e Bardhë, Anne Rumsey Gearan, transmeton Gazeta Sinjali.
Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet se në çfarë sasie.
Kosova është në një grup me Meksikën, Kandanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazan, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.
Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.
Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.
From the White House fact sheet announcing international distribution of an initial 25 m US vaccine doses: pic.twitter.com/9m5YZT5P11
— Anne Rumsey Gearan (@agearan) June 3, 2021