Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një video duke shpjeguar se çfarë funksioni do të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit në Shqipëri.
Sipas Ambasadës Amerikane, BKH do të jetë e ngjashme me FBI-në. Prokurorët e posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivele të larta.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta