image SHBA-ja konfirmon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Botë

SHBA-ja konfirmon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit që do të diskutojë anëtarësimin e mundshëm të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

Lëvizja, e cila është pritur gjerësisht nga aleati izraelit, do të bllokonte organizmin botëror nga njohja e shtetit palestinez, raporton skynews.

“Veprimet e parakohshme në New York (vendi i selisë së OKB-së), edhe me qëllimet më të mira, nuk do të arrijnë shtetësinë për popullin palestinez”, tha zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

“Në mënyrë specifike ka pyetje të pazgjidhura nëse aplikuesi (Palestina) mund të përmbushë kriteret për t’u konsideruar si shtet”, shtoi ai.

Ai vuri në dukje kontrollin e vazhdueshëm të Hamasit mbi pushtetin në enklavë si një nga arsyet kryesore për refuzimin e Uashingtonit për të mbështetur rezolutën.

“Ne i kemi bërë thirrje prej kohësh Autoritetit Palestinez të ndërmarrë reformat e nevojshme për të vendosur atributet e gatishmërisë për shtetësi dhe vërejmë se Hamasi, që është, siç e dini të gjithë, një organizatë terroriste që aktualisht po ushtron fuqi dhe ndikim në Gaza, gjë që do të ishte pjesë përbërëse e shtetit të parashikuar në këtë rezolutë. Dhe për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara po votojnë kundër kësaj rezolute të propozuar të Këshillit të Sigurimit”, deklaroi zyrtari amerikan.

Për të kaluar në Këshillin e Sigurimit, rezolutës i nevojiten nëntë nga 15 vota dhe SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia apo Kina të mos e shfrytëzojë të drejtën e vetos.

Diplomatët thonë se ajo ka mbështetjen e 13 anëtarëve të Këshillit, por një veto e amerikanëve do të ndalte procesin.

Autoriteti Palestinez, me qendër në Bregun Perëndimor, është aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar në OKB – një pozicion i dhënë nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh në vitin 2012.

/GazetaSinjali/