Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë njofton se Departamenti amerikan i shtetit dhe USAID, kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në llogarinë zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në rrjetin social Twitter.
Ndarjen e të hollave ambasada e ka quajtur lajm shumë të mirë.
“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID, ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Great news: Kosovo receives an additional $500,000 from the @StateDept and @USAID Global Assistance Package to help #Kosovo fight this pandemic. #TogetherWeCan defeat COVID-19. pic.twitter.com/fLnvzoszWa
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 22, 2020