Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA ia ka ndaluar Sali Berishës dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë kam caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken.
Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021