image SHBA-ja dhe Irani këmbëngulin se diplomacia mbetet opsion, pavarësisht fundjavës me sulme të rënda

Botë

SHBA-ja dhe Irani këmbëngulin se diplomacia mbetet opsion, pavarësisht fundjavës me sulme të rënda

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, këmbënguli të dielën vonë se Washingtoni “mbetet i hapur” për negociata, pikërisht në kohën kur ushtria kishte nisur natën e nëntë radhazi të sulmeve ndaj Iranit.

Rubio pohoi se zyrtarët amerikanë do të “vazhdojnë të përpiqen” për të arritur paqe afatgjatë me Teheranin, duke shtuar se administrata e Trumpit “mbetet e hapur për një zgjidhje diplomatike”. “(Zyrtarët iranianë) vazhdojnë të dërgojnë sinjale se duan të bisedojnë, se duan të negociojnë, por ne po i përgjigjemi sjelljes së tyre”, u tha gazetarëve sekretari amerikan i Shtetit.

I pyetur nëse Teherani ishte i gatshëm për bisedime, Rubio tha se ka marrë sinjale “drejtpërdrejt” dhe “përmes disa kanaleve të tjera nga vende të ndryshme”, raporton CNN.

Një zyrtar i lartë iranian mbajti të njëjtën qasje të hënën, duke deklaruar se edhe Teherani “mbetet i hapur për diplomaci”. Esmaeil Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, shtoi se ndërmjetësuesit “mbeten aktivë”, por se forcat iraniane do të vazhdojnë “operacionet ushtarake mbrojtëse për aq kohë sa të vazhdojnë sulmet”.

Si zyrtarët amerikanë, ashtu edhe ata iranianë kanë lënë të kuptohet se ekziston mundësia e rifillimit të diplomacisë, edhe pse Teherani dhe Washingtoni kanë ndërmarrë sulme vdekjeprurëse që tregojnë rrezikun e një përshkallëzimi rajonal të konfliktit – dhe të shembjes së Memorandumit të Mirëkuptimit.

Kjo ndodhi pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Irani ishte goditur “shumë rëndë”, pasi forcat amerikane ndërmorën natën e nëntë radhazi të sulmeve. Ndërkohë, ushtria iraniane ka lëshuar sulme me dronë dhe raketa ndaj vendeve arabe të Gjirit që janë aleate të SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/