Pas ditësh përplasjesh ushtarake dhe tensioneve në rritje, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për të ndalur sulmet dhe për të vazhduar dialogun diplomatik.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, që citojnë një zyrtar amerikan, palët janë pajtuar të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa lundrimi në Ngushticën e Hormuzit pritet të rikthehet në normalitet.
Zyrtari ka bërë të ditur se bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë me synimin për të gjetur një zgjidhje afatgjatë të krizës. Megjithatë, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht raportimet për ndërprerjen e sulmeve.
Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan pas incidenteve të fundit në Ngushticën e Hormuzit, ku u sulmuan anije tregtare dhe më pas u kryen operacione ushtarake nga të dyja palët.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit, ndaj çdo zhvillim në këtë zonë ndiqet me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar.
Nëse marrëveshja respektohet nga të dyja palët, ajo mund të shënojë një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve dhe rikthimit të dialogut diplomatik në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!