image SHBA-ja bën thirrje për qetësi pas aksionit të Policisë së Kosovës

Politikë

SHBA-ja bën thirrje për qetësi pas aksionit të Policisë së Kosovës

news image

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për qetësi, pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për t’iu ndihmuar të gjitha palëve që të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe ulje të tensioneve”, është thënë në përgjigje, shkruan Rel.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut më 13 tetor.

Ky aksion është kundërshtuar nga serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, të cilët kanë protestuar dhe kanë ngritur barrikda.

Sipas autoriteteve, dhjetë policë janë lënduar në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq tetë persona janë arrestuar.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

/GazetaSinjali/