Negociatorët amerikanë po përpiqen ta bindin Iranin që të heqë dorë nga planet për vendosjen e taksave transit në Ngushticën e Hormuzit, gjatë bisedimeve teknike indirekte që po zhvillohen në Doha.
Sipas burimeve diplomatike, pala amerikane ka argumentuar se Teherani do të përfitonte më shumë ekonomikisht duke respektuar marrëveshjen bërthamore (MOU), sesa nga tarifat e propozuara në këtë ngushticë strategjike.
Kjo nismë vjen dy javë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit, i cili parashikon një afat prej 60 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mbi programin bërthamor iranian.
Megjithatë, bisedimet për marrëveshjen finale ende nuk kanë nisur plotësisht, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me Ngushticën e Hormuzit.
“Ne kemi arritur një mirëkuptim që të mbajmë gjërat të qeta gjatë javës së ardhshme, që të mund të punohet në mënyrë produktive për të gjitha aspektet e MOU-së, pa raketa që fluturojnë. Presidenti ka qenë i qartë: çdo herë që ata gjuajnë, ne do të gjuajmë më shumë – dhe në objektiva që degradon më tej pozicionin e tyre në Ngushticë”, ka thënë një zyrtar amerikan për portalin Axios.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se ekipi teknik i SHBA-së po zhvillon bisedime në Doha me përfaqësues iranianë, katarianë dhe të tjerë, me qëllim arritjen e progresit në negociata.
“Është ende herët, por bisedimet po shkojnë mirë”, është shprehur Vance.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!