image SHBA dhuron një skaner të tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Gjakovës

Shëndetësi

SHBA dhuron një skaner të tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Gjakovës

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë është pajisur me skanerin e tomografisë kompjuterike (CT), shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj bëri të ditur se ky donacion erdhi nga SHBA-ja nëpërmjet Komandës Ushtarake dhe që sipas tij nuk është donacioni i vetëm që SHBA ka dhuruar për Kosovën.

Ai thotë se në kohë pandemie, SHBA e ka ndihmuar Kosovën me respiratorë, pajisje termo-skanerë, si dhe pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës. ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorëë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/