image ShBA dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik, rriten tensionet në rajon

Botë

ShBA dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik, rriten tensionet në rajon

news image

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish pas shkëmbimit të sulmeve në rajonin e Gjirit Persik, duke vënë në pikëpyetje armëpushimin mes dy vendeve.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, forcat amerikane kanë goditur dronë dhe sisteme radarësh iranianë, ndërsa Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Ushtria amerikane ka deklaruar se sulmet erdhën si reagim ndaj disa dronëve iranianë që, sipas tyre, po përbënin kërcënim për trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se dronët janë neutralizuar para se të arrinin objektivat.

Nga ana tjetër, Teherani i ka cilësuar veprimet amerikane si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe cenim të sovranitetit të tij, duke deklaruar se sulmet ndaj radarëve përbëjnë “agresion të drejtpërdrejtë”.

Si kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar raketa balistike drejt disa objektivave amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, ku sipas autoriteteve amerikane shumica e tyre janë interceptuar.

Ngjarjet e fundit kanë rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për ulje tensionesh mes dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/