image Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura

Rajon

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura

news image

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për kompensimin e orëve të humbura mësimore që kanë të bëjnë me zgjatjen e pushimit dimëror dhe alarmet e rreme për bomba.

Madje, për këtë të fundit Shaqiri tha se nuk parashikohet që të kalohet në mësimin online, por kërkoi nga institucionet përkatëse zbulimin sa më të shpejtë të autorëve të alarmeve për bomba.

Siç tha Shaqiri, qëllimi i kërcënimeve është humbja e orëve mësimore posaçërisht për nxënësit e vitit të katërt.

“Po shqyrtohet mundësia që për këto dy, respektivisht tre ditë pune të punohen në muajin qershor ose në përmbyllje të vitit mësimor. Qëllimi i alarmeve për bombë është të humbet mësimi në shkollat e mesme, më shumë në shkollat e mesme, posaçërisht në vitet e katërta ku janë maturantët”, tha Shaqiri.

Më tej ministri i Arsimit theksoi se ata që kanë këtë qëllim të keq mos ta përsërisin të njëjtën mirëpo kjo nuk nënkupton se do të zgjidhet problemi.

“Nëse me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë kemi alarme intensive ose më shumë probleme do të shqyrtohet çdo mundësi por vlerësoj se mësimi online nuk është zgjidhje e problemit që nënkupton se duhet të zbulohen fajtorët sa më shpejt”, tha ministri Shaqiri.

/GazetaSinjali/