Xherdan Shaqiri ka thënë se e ka plotësuar ëndrrën për të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Shaqiri potencoi se nuk do ta harrojë këtë moment kurrë.
“Ishte kënaqësi me luajt këtu, ka qenë një ëndërr me luajt këtu një ndeshje, në stadiumin Fadil Vokrri”, Fadilin e kam njoh shumë mirë, shumë respekt”, u shpreh Shaqiri për Klanin.
“Kurrë në jetë nuk do e harroj, himni ka qenë special për mua, atmosfera ishte fantaisitk, kurrë nuk do e harroj këtë moment”.
“Sot ka qenë një moment special, kurrë nuk e kam paramenduar, e kam pasë ëndërr në këtë stadium”.