image Shala tregon nëse është intervistuar nga Policia si i dyshuar për kërcënim ndaj zyrtarit në komunën e Malishevës

Kosovë

Shala tregon nëse është intervistuar nga Policia si i dyshuar për kërcënim ndaj zyrtarit në komunën e Malishevës

news image

Mediat sot kanë raportuar se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala është intervistuar nga Policia për shkak të dyshimit se ka kërcënuar drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morinën, raporton Gazeta Sinjali.

Por, i kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Shala ka thënë se asnjë nga raportimet nuk janë të vërteta.

“Nuk është e vertetë, nuk jam intervistuar nga Policia e as nuk e kam kërcënuar askënd”, ka thënë ai.

Gazeta Sinjali është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Policia./Gazeta Sinjali/