image Shala i paralajmëron reciprocitet Maqedonisë së Veriut

Kosovë

Shala i paralajmëron reciprocitet Maqedonisë së Veriut

news image

Barrierat e vendosura nga Maqedonia e Veriut për produktet kosovare, konkretisht për rasatin e peshkut, kanë indinjuar shumë shtetin e Kosovës.

Për këtë shkak, ministri në largim i Tregëtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka kërkuar nga shteti fqinjë që të marr masa për largimin e këtyre barrierave, në të kundërtën, Kosova do të marr masa reciprociteti.

Në një postim në FB, ministri në detyrë Shala, ka shkruar se masa reciprociteti do të ketë për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë.

Postimi i plotë i ministrit Shala:

“Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë’ ka shkruar ministri i tregëtisë në detyrë Endrit Shala.