image Shala: Hoti të pyetet për futjen e Petkoviqit në Drenicë

Politikë

Shala: Hoti të pyetet për futjen e Petkoviqit në Drenicë

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Avdullah Hoti për vizitën e sotme të të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, në Bajë të Skenderajit.

“Kryeministri të pyetet për futjen e Petkoviqit në Drenicë”, ka thënë ai në T7, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak se, sipas Shalës, Hoti e ka thënë me pompozitet se “ai pyetet këtu”.

“Nëse është futur privatisht atëherë nuk ka problem. Kjo pasi lejohet lëvizja e lirë dhe nuk mund ta ndalim këtë. Por nëse është futur si zyrtar dhe ka bërë deklarata politike atëherë të pyetet Hoti. Ai tha me pompozitet se unë pyetem këtu.

Ai i reagoi ministres Haradinaj që tha se nuk do lejohet futja e zyrtarëve serbë pa kërkuar falje. Ka zyrtarë tonë që udhëtojnë nga Serbia dhe kalojnë në Evropë. Kjo është lëvizje e lirë. Por vizitat zyrtare duhet ndaluar. Hoti ndoshta edhe nuk e ka ditur. Ndoshta as ai ministri i tij Veliu nuk e ka ditur. E kemi marrë vesh këtë”, shton ai./Gazerta Sinjali/