Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përkrahur idenë për zbatimin e masës së reciprocitetit nga Kosova ndaj Serbisë. Ndërsa sa i përket taksës ndaj Serbisë, Shala ka deklaruar se veprimi i menjëhershëm për tarifën ndaj Serbisë është kompleks.
“Por duhet të mendohet përgjatë linjave të reciprocitetit. Nëse Serbia nuk i njeh targat e Kosovës, as kjo e fundit nuk duhet t’i njohë targat e Serbisë”, tha sonte në Televizionin Publik.
Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se nga 33 marrëveshje me Serbinë, shumica nuk implementohen fare nga Beogradi.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta rikthejë besimin dhe partnerët ndërkombëtarë. /Sinjali/