image Shakira: Do të doja një bashkëpunim me Dua Lipën

Bota e Yjeve

Shakira: Do të doja një bashkëpunim me Dua Lipën

news image

Shakira, një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës, ka shprehur dëshirën për të pasur një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Këngëtarja kolumbiane e shumë hiteve i habiti fansat e saj duke zbuluar se do të donte shumë të bashkëpunonte me Dua Lipën në të ardhmen.

Gjatë një interviste me Lele Pons, artistja u pyet për bashkëpunime të mundshme dhe nuk hezitoi të përmendte yllin shqiptar të muzikës me famë botërore.

“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, tha Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.

Lele Pons e cilësoi Dua Lipën si “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira nuk kurseu vlerësimet duke thënë: “Ajo është e jashtëzakonshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/