image Shaip Kamberi zgjedh figurën e Muhamed Ali për t'i falënderuar votuesit që e përkrahën - Sinjali

Shaip Kamberi zgjedh figurën e Muhamed Ali për t’i falënderuar votuesit që e përkrahën

news image

Shaip Kamberi u zgjodh deputet në parlamentin e Serbisë në një proces të mundimshëm, të cili iu nënshtruan votuesit në Tërnoc.

U desh përsëritja e zgjedhjeve disa herë në fshatin Tërnoc, që të zyrtarizohej fitorja e Kamberit e cila ia mundëson një tjetër mandat në parlamentin e shtetit serb.

Ai i ka falënderuar mbështetësit e tij me një postim interesant, që për figurë ka legjendën e boksit, Muhamed Ali.

“Me njerëzit e duhur i arrinë të gjitha”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Është një imazh i boksierit, i formuar nga një grumbull njerëzish parë nga perspektiva e zogut.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: