image Shaip Kamberi: Vuçiq po shtyp shqiptarët, s’mund të ketë “Open Balkan” pa Kosovën

Politikë

Shaip Kamberi: Vuçiq po shtyp shqiptarët, s’mund të ketë “Open Balkan” pa Kosovën

news image

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, që përfaqëson Luginën e Preshevës, ka folur sot nga Shkodra për atë që ai e quan “shtypja e shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Presidentit Vuçiq dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.”

Kamberi ka folur dhe për nismën e “Open Balkan”, për të cilën është shprehur se “nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”.

Deputeti ka deklaruar se Vuçiq ka dy standarde, i cili nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe nga ana tjetër tenton shpopullimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Vuçiq ka dy standarde ku nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër përmend termin bota serbe duke përjashtuar gjithë të tjerët dhe ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë, si dhe tenton shpopullimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”.

Vuçiq luan rolin e paçebërësit ballkanik duke tentuar të lidhë marrëveshje për të qenë lider i Ballkanin. Në anën tjetër përmes eksponentëve të tij ai nis projektin e botës serbe. Flet për një botë ku nuk do të përveç serbëve. Prandaj këto dy projekte ‘bota serbe” dhe ‘Ballkani i Hapur’ janë në kundërshtim me njëri-tjetrin,” theksoi ai.

Sipas tij, duhet më shumë mbështetje nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk mund të ketë “Open Balkan”, përsa kohë shqiptarët në Serbi janë të shtypur. Nuk mund ta kritikoj këtë procedure, por s’mund të ketë përjashtime. Kam kritika edhe për administratën e Brukselit që po detyron Kosovën dhe Serbinë të firmosin disa marrëveshje që ndoshta nuk janë të duhurat”, ka thënë deputeti Kamberi.

/GazetaSinjali/