image Kamberi ua dhuron Bërnabiqit dhe Vuçiqit nga një libër për shqiptarët

Rajon

Kamberi ua dhuron Bërnabiqit dhe Vuçiqit nga një libër për shqiptarët

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dhuruar kryeministrit dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë se ky libër në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve serbe kundrejt shqiptarëve.

“Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kreministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe. Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX. Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, shkruan Kamberi në Facebook./GazetaSinjali/