image Shaip Kamberi kërkon që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës

Politikë

Shaip Kamberi kërkon që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës

news image

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, gjatë ditës së sotme në Parlamentin e Serbisë ka deklaruar se kundërshton ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kamberi teksa ka potencuar se Kushtetuta duhet të ndërrohet në tërësi, ka shtuar se e sheh si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton ”Kosovën dhe Metohijën si pjesë të Serbisë”.

Deputeti shqiptar gjatë debatit në parlament tha se ekzistojnë shumë argumente për ndryshimin e Kushtetutës dhe një nga argumentet është se në nenin 1, ” Serbia përcaktohet si një shtet i popullit serb”, e që sipas mendimit të tij, është problematik nga aspekti i pakicave./Gazeta Sinjali/