image Sfidat nga TikTok-u në Shqipëri, Rama në zyrat e tyre në Gjermani: Diskutuam shmangien e rreziqeve

Shqipëri

Sfidat nga TikTok-u në Shqipëri, Rama në zyrat e tyre në Gjermani: Diskutuam shmangien e rreziqeve

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë “TikTok”, Theo Bertram, me të cilin ka ndarë shqetësimin që ky rrjet social po shkakton në shoqëri.

Kryeministri tregon se me Bertram diskutoi për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook“, ku ndau edhe foto nga takimi.

/GazetaSinjali/