image Sevilla dhe Leverkuseni sigurojnë çerekfinalen e Evropa Ligës, Roma e Rangers kthehen duarbosh

Futboll

Sevilla dhe Leverkuseni sigurojnë çerekfinalen e Evropa Ligës, Roma e Rangers kthehen duarbosh

news image

Sevilla ka siguruar çerekfinalen e Evropa Ligës pasi e mposhti 2:0 Romën në 1/8 e finales.

Roma shënoi fitore falë golave të Reguilon dhe En Nesyri. Kjo ndeshje u zhvillua në stadium neutral dhe nuk u zhvilluan dy përballje ashtu siç bëhet rëndom për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi.

Në anën tjetër, edhe Bayer Leverkusen arriti të triumfojë ndaj Rangers 1:0 (4:1 në dy ndeshjet), me ç’rast siguroi një vend në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme evropiane.

Me fillim nga ora 21:00 zhvillohen edhe ndeshja e fundit e 1/8 së finales mes Wolves dhe Olympiacos dhe Basel – Frankfurt./Gazeta Sinjali/