image Sever: Dodik kundër anëtarësimit të Bosnjes në NATO

Rajon

Rajon/ Sever: Dodik kundër anëtarësimit të Bosnjes në NATO

news image

Analisti amerikan Daniel Serwer ka komentuar situatën në Bosnje pas paralajmërimeve të Milorad Dodikut kundër miratimit të planit vjetor nacional për hyrjen e vendit në NATO.

Ai në një intervistë për “Dnevni avaz” ka folur rreth rëndësisë së anëtarësimit të BeH në NATO, por dyshon se një gjë e tillë do të ndodhë në një periudhë të afërt kohore.

“Milorad Dodik nuk do të bëjë asgjë absolute për hyrjen e Bosnjës në NATO. Këto janë fakte, pasi nëse do të bënte një gjë të tillë, atëherë ai do të ofendonte financuesit e tij në Moskë”, tha Serwer.

Seanca e jashtëzakonshme e Presidencës së BeH është caktuar për sot. Parashihet që aty të votohet për miratimin e Planit Vjetor Nacional, si dhe mandatet për përbërjen e re të Këshillit të Ministrave.

Megjithatë, siç u njoftua më herët, Milorad Dodik nuk do të votojë Planin Kombëtar Vjetor për pranim në NATO./ Sinjali/