Reperi Seven Saraçi për një kohë të gjatë ka qenë pasiv në skenën muzikore, por punoi me bashkëpunëtorë të njohur për të debutuar në tregun e huaj.
Ai ka publikuar disa projekte muzikore muajt e fundit, për të cilat ka shpenzuar shuma të majme parash, në mënyrë që ato të duken sa më përfekte në anën vizuale.
Por, tani artisti ka marrë vendim që të mos menaxhohet nga askush, por ta vazhdojë rrugën i vetëm.
“Zyrtarisht i pavarur, pa menaxhment”, ka shkruar Seveni duke mos e treguar arsyen që e solli drejt këtij vendimi. /Gazeta Sinjali/