Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren ankohen për reduktimet e mëdha të ujit çdo ditë. Ata thonë se çdo ditë kjo lagje mbetet 12 orë pa ujë.
Andaj për këtë problem ata po kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga kryetari i ri, Shaqir Totaj.
Një banor i kësaj lagjeje tha për Gazetën Sinjali se me mungesën e ujit gjatë 12 orëve në ditë po përballen tash e dy muaj.
Për këtë problem ata thonë se kanë njoftuar Totajn edhe përmes e-mailit, por që deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“I nderuar kryetar i Prizrenit, z.Shaqir Totaj, kërkojnë nga ju një sqarim lidhur me problemin e furnizimit me ujë, pasi që si lagje tash e dy muaj jemi me reduktime të mëdha të ujit, nga 12 orë. Kërkojmë të bëni një zgjidhje dhe që ky problem të përfundojë sa më shpejt dhe të kthehet furnizimi i rregullt. Shpresojmë nga ana juaj të reflektoni, të na informoni rreth përgjigjes së saktë të këtij problemi”, thuhet në kërkesën që banorët ia adresuan të parit të Prizrenit, nuk i cili thonë se nuk pati asnjë reagim.
Madje, nga mungesa e ujit dhe rrymës një banor është lodhur aq shumë, sa që është gati të largohet nga vendi.
“Valla marum, s’është t’u dalë qajo vizë, se bajat na kanë ba”, tha ai./GazetaSinjali/