image Serwer: Nuk ka nevojë të nxitohet për dialogun, duhet edhe një vit për ta përgatitur terrenin për njohje reciproke Kosovë-Serbi - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

108073

Të shëruar

105613

Të vdekur

2265

Serwer: Nuk ka nevojë të nxitohet për dialogun, duhet edhe një vit për ta përgatitur terrenin për njohje reciproke Kosovë-Serbi

news image

Eksperti amerikan për Ballkan, Daniel Serwer tha sot se Serbia duhet të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe të vendosë marrëdhënie zyrtare me Prishtinën në nivelin diplomatik, transmeton Gazeta Sinjali.

Në blogun e tij ”Peacefare.net“, Serwer propozoi “Non-paper” e tij për Ballkanin Perëndimor, në të cilin ai deklaroi se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve në rajon janë të padiskutueshëm, duke insistuar në respektimin e të drejtave të popujve pakicë.

“Është e rëndësishme që Perëndimi të veprojë tani, sepse krijimi i problemeve nga Rusia dhe financimi kinez minojnë demokratizimin e Serbisë, rivendosin ambiciet rajonale të Beogradit, dobësojnë Malin e Zi dhe shtetësinë e Bosnjës. Nëse rajoni mbetet në gjendjen e tij aktuale, ne mund të presim paqëndrueshmëri në rritje, konflikte etnike, dobësi të shtetit, migrim të shtuar të popullsisë dhe autoritarizëm në rritje” shkroi Serwer.

Ai vlerësoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE nuk ka sjellë pothuajse asnjë përparim gjatë tetë viteve të kaluara, kryesisht sepse u pengua nga ndarjet midis Uashingtonit dhe Brukselit.

“Nuk ka nevojë të nxitojmë për të ringjallur dialogun. Presidenti i (Serbisë), Aleksandar Vučić, tha qartë se ai nuk do ta njihte Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi, në pranverën e vitit 2022. Deri atëherë, do të duhet një vit për të përgatitur terrenin në BE, si dhe në Serbi dhe Kosovë, për normalizimin bazuar në njohjen reciproke“, tha Serwer. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin