image Sërish shifër e lartë e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ka edhe viktima - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

17009

Të shëruar

14716

Të vdekur

656

Sërish shifër e lartë e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ka edhe viktima

news image

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë kësaj periudhe kohore janë bërë 2 mijë e 617 testime, ndërsa janë regjistruar 594 raste të reja, transmeton Gazeta Sinjali.

Instituti për Shëndet Publik ka bërë të ditur se 162 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 23 mijë e 201, numri i pacientëve të shëruar është 17 mijë e 111, i të vdekurve 824. Për momentin numri i rasteve aktive është 5 mijë e 266. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: