image Sërish nuk kalon Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës

Kosovë

Sërish nuk kalon Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës

news image

Një nga pikat e rendit të ditës së seancës së sotme plenare, ishte edhe Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

As në këtë seancë nuk kaloi ky projektligj ngase në votim morën pjesë vetëm 40 deputetë.

Votimi për këtë projektligj është shtyer për seancën e ardhshme.

Ky projektligj ishte propozuar në votim nga grupi parlamentar i PDK-së në seancën e 13 gushtit të këtij viti, dhe nuk kishte kaluar për shkaqe të njëjta. Në këtë votim kishin marrë pjesë vetëm 36 deputetë. /Gazeta Sinjali/