image Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Siguri

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, me ç’rast janë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie.

Lajmin e ka konfimruar Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka njoftuar se, menjëherë pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë në zonë.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka shtuar ai.

Policia nuk ka bërë të ditura ende detaje shtesë lidhur me natyrën e rastit, ndërsa njësitet kompetente po vazhdojnë veprimet në terren.

Një alarm për bombë kishe qenë edhe para dy ditësh në Stacionin e Autobusëve, por kishte dalë të jetë i rremë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/