image Seriali drejt fundit, LVV-ja e çon emrin e mandatarit te presidenti

Kosovë

Seriali drejt fundit, LVV-ja e çon emrin e mandatarit te presidenti

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që më në fund ta pranojë kërkesën e presidentit për ta prezantuar mandatarin për formimin e qeverisë.

Përmes një letre, LVV-ja ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në mbështetje të Vendimit Nr. 1845 – 2019. ; dmt 27 nentor 2019. për Certfikimin e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 06 tetor 2019, në të cilin përcaktohet se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka fituar numrin më të madh të vendeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe duke u mbështetur në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me piken 68 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Nr Ko 103/2014, të datës 1 korrik 2014, Lëvizja VETËVENDOSJE!: propozon z.Albin Kurti – Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e dërguar Thaçit.

Vendimi i LVV-së për propozimin e mandatarit vjen pas disa kërkesave dhe presionit të vazhdueshëm nga presidenti Hashim Thaçi.

Sot, letra e LVV-së është dorëzuar në Presidencë. /Gazeta Sinjali/