image Serena Williams tërhiqet nga Wimbeldon

Sporte të tjera

Serena Williams tërhiqet nga Wimbeldon

news image

Tenistja amerikane Serena Williams është detyruar të braktisë fushën gjatë ndeshjes së raundit të parë të grand slam të Wimbledon.

Ajo u dëmtua në sfidën ndaj bjelloruses Aliaksandra Sasnovich (në shifrat 3-3 të setit të parë), duke u tërhequr nga turneu.

Gjatë kohës që do të godiste një top rrëshqiti në fushë dhe kuptoi se ishte dëmtuar (probleme muskulore).

Ajo tentoi të rikuperojë, por pa sukses, pasi çalonte dhe kishte dhimbje. Në momentin që u çua në këmbë nisi të qante dhe pasi takoi rivalen u largua nga fusha. /Gazeta Sinjali Sporti/