image Serbia vendos masa të reja ndaj 4 shteteve fqinje, s'kalohet pa test

Rajon

Serbia vendos masa të reja ndaj 4 shteteve fqinje, s’kalohet pa test

news image

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për vendosjen e masave të reja ndaj katër shteteve fqinje pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Ekzekutivi serb ka prezantuar masa për udhëtarët nga vendet me situatë të pafavorshme epidemike, përkatësisht Maqedonisë Veriore, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Qytetarët e këtyre vendeve për të hyrë në Serbi duhet të kenë një test PCR jo më të vjetër se 48 orë nga data e lëshimit. /Gazeta Sinjali