image Serbia shpall gjendje të jashëzakonshme

Rajon

Pandemia/ Serbia shpall gjendje të jashëzakonshme

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur sonte një takim të shtabit të krizave për të parandaluar efektet e mundshme negative të shkaktuara nga koronavirusi.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve të Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur se është vendosur gjendja e jashtëzakonshme në vend.

“Në bazë të një letre dërguar Qeverisë dhe ministrit të Mbrojtjes, dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ne marrim një vendim për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ndër tjera Vuçiq.

Në Serbi janë regjistruar 48 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/