Kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq, i kërkuar për sulmin terrorist në Banjskë raportohet se ka organizuar udhëtim dimëror për nxënësit serbë të shkollave fillore nga komunat e Kosovës.
Grupi përfshinte 300 nxënës, kryesisht nga komunat e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës, dhe të njëjtit ishin akomoduar në njërin prej hoteleve, në bjeshkët e Zlatiborit.
Ky udhëtim që do të merrte nxënës serbë nga Kosova dhe do të bartte për në Zlatibor, thuhet të jetë realizuar nga gjashtë deri më tetë dhjetor, dhe fillimisht shihej nga drejtuesit e shkollave si gjest bamirësie.
Megjithatë raportohet se këta nuk janë i vetmi grup të cilët udhëtuan, meqë siç raporton ekonomia online, një autobus me fëmijë serbë nga Kosova, është aksidentuar në Kralevë, gjatë kthimit pas ekskursionit të organizuar po nga Radoiçiq.
Zëvendësdrejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Studenicës, Milan Maksimoviq, ka konfirmuar se fëmijët e lënduar nga përplasja në afërsi të Kralevës janë mirë.
Sikur Kosova ashtu edhe ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit terrorist në Banjskë t’i dorëzojë.