image Serbia në vendin e parafundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket lirisë së mediave

Rajon

Serbia në vendin e parafundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket lirisë së mediave

news image

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2022 ka renditur Maqedoninë e Veriut më së miri sa i përket shteteve të rajonit.

Maqedonia radhitet më së miri në rajon, ngase ndodhet në vendin e 57-të, Kosova në të 61-tin, Mali i Zi në 63, Bosnja në 67-të, Serbia në vendin e 93-të dhe Shqipëria në vendin e 103-të pas rënies në 20 vende.

Serbia për dallim nga viti paraprak është ngritur për 14 pozita dhe gjendet në pozitën e 79 nga 93 sa ishte, shkruan N1.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit rendit 180 vendet që monitoroi në një nga pesë kategoritë – të mira, të kënaqshme, problematike, të vështira dhe shumë serioze.

/GazetaSinjali/