image Serbia në panik, procedura të përshpejtuara për ata që duan të bëhen pjesë e ushtrisë

Rajon

Serbia në panik, procedura të përshpejtuara për ata që duan të bëhen pjesë e ushtrisë

news image

Përveç furnizimit në artileri nga partnerët e saj shekullor, Rusia dhe Kina, tani Serbia ka filluar t’i mobilizojë qytetarët e saj nga mosha 19 deri në 30 vjeç që t’i bashkohen radhëve të uniformave ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka ftuar të rinjtë dhe të rejat e vendit të tyre, të cilët këtë vit mbushin 19 deri në 30 vjeç, të aplikojnë për shërbimin vullnetar në shërbimin ushtarak 6-mujor me armë.

Përveç mundësisë për të zgjeruar njohuritë e tyre, për të përvetësuar aftësi të reja dhe për t’u njohur me armët dhe pajisjet moderne ushtarake, ushtarët në shërbim vullnetar ushtarak do të marrin edhe një pagë mujore prej rreth 38 mijë dinarë“, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan danas.

Ministria serbe njofton që procedurat e kontratës do të jenë të përshpejtuara dhe kushdo që arrijnë ta kryej këtë shërbim 6-mujor do të nënshkruajë kontratë të përhershme.

/GazetaSinjali/