image Serbia në kulmin e pandemisë

Rajon

Serbia në kulmin e pandemisë

news image

Serbia të premten ka shënuar edhe pesë viktima dhe 238 raste të reja pozitive me Coronavirus9. Numri ka shkuar në 3,105 persona dhe 71 viktima.

Ky vend është futur në javën e gjashtë të infeksionit dhe epidemiologët sugjerojnë të ndalohet mundësia e të kontaktit dhe të mos lejohen as dy persona bashkë në publik. Situata ka arritur në fazën më të lartë, por nuk ka rritje drastike të rasteve. Masat do të ngelin.

“Shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll dhe pavarësisht se kemi shtuar testimet, përqindja e pozitivitetit nuk është shtuar”.

Disa zyrtarë qeveritarë ishin konfirmuar pozitiv.

Ekspertët serbë kanë bërë të ditur se është testuar kryeministrja dhe gjithë stafi, por rezultatet janë negative. Por, të infektuar ka patur në institutin kryesor të testimeve.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka sqaruar se nuk ka qenë në kontakt në kohën e infeksionin më të birin që është shtrirë në spital. Në vend të vet izolimit është shfaqur në qytetin e Nishit bashkë me një kamion respiratorësh.

“Unë flas me mjekët çdo ditë. Atë sekondë kur të mendojnë se ekziston çfarëdo mundësie, jo simptomë, që të jem infektuar, do të testohem”, tha ai.

Masat e jashtëzakonshme mund të zbuten në fund të prillit, por qytetarët kohën e lirisë nuk rrinë në shtëpi. Sfidë ngelën pashkët që kisha ortodokse serbe i feston një javë pas atyre katolike.