141 shtete kanë votuar pro rezolutës së OKB-së duke bërë thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe të tërheqë të gjithë trupat. Në mesin e tyre që votoi pro është edhe Serbia.
5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.
Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.
Zelensky ka thënë se është mirënjohës ndaj të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ai tutje shtoi se ata kanë zgjedhur anën e duhur të historisë.